Mbrojtja e viktimave (Makasi)

Grave të prekura nga trafikimi i qenieve njerëzore ne u ofrojmë përkrahje dhe shoqërim të gjithanshëm – pavarësisht faktit nëse ato bashkëpunojnë apo jo me autoritetet. Ne ofrojmë pa pagesë ndihmë financiare në bazë të Ligjit të Asistences së Viktimave, organizojmë një strehim të sigurtë dhe përkrahje në përballimin e jetës së përditshme, duke ruajtur konfidencialitetin.

Kë përkrahim

Ne këshillojmë, përkrahim dhe shoqërojmë në mënyrë të veçantë gratë,
 
  • të cilat janë rekrutuar jashtë Zvicrës me premtime të rreme nga trafikantët e qenieve njerëzore dhe që shfrytëzohen në Zvicër.
  • të cilat detyrohen për punë seksi dhe shfrytëzohen në mënyrë seksuale.
  • të cilat shfrytëzohen në kushte të pasigurta pune nëpër ekonomitë shtëpiake private, në gastronomi, në biznes pastrimi, në bujqësi ose në sektorë të tjerë.

Në ç’përkrahim

Ne intervenojmë në mënyrë të gjithanshme dhe profesionale për viktima të trafikimit të grave. Këtu përfshihen:
 
  • Këshillimi dhe informimi në bazë të Ligjit të Asistencës së Viktimave (LAV). Beratung und Information gemäss Opferhilfegesetz (OHG).
  • Kërkimi i burimeve të ndihmës financiare në bazë të LAV/Asistencës Sociale.
  • Intervenimi dhe këshillimi psikosocial në rast krizash, si dhe përkrahja në rast traumatizimi.
  • Strehimi i mbrojtur.
  • Ndërmjetësimi dhe bashkëpunimi me autoritetet, avokatët, mjekët, terapeutët etj.
  • Këshillimi për zhvillimin e një procedure penale dhe shoqërimi i procedurës si person i besueshëm në bazë të Kodit të Procedurës Penale.
  • Këshillimi ligjor dhe ndërhyrja përsa i përket të Drejtës së Qëndrimit.
  • Përgatitja e kthimit vullnetar, nëse dëshirohet.
  • Përkrahja e integrimit social dhe profesional në rast qëndrimi në Zvicër. 

Kontakti 

FIZ Fachstelle
Frauenhandel und Frauenmigration

Badenerstrasse 682
8048 Zürich
044 436 90 00
contact@fiz-info.ch