Këshillim për migrantet

FiZ Fachstelle Frauenhandel und Frauenmigration

Ne i këshillojmë migrantet dhe i përkrahim për të rezistuar kundër shfrytëzimit dhe dhunës, që të këmbëngulin me sukses për të drejtat dhe interesat e tyre, si dhe të gjejnë rrugëdalje nga situatat e vështira vetjake. Këtë e bëjmë duke ruajtur privatësinë e tyre dhe pa pagesë.

 

Kë këshillojmë 

Në këshillojmë migrantet, të cilat
 
  • janë të prekura nga dhuna dhe shfrytëzimi – në sferën / jetën private, në punë ose diku tjetër.
  • kanë probleme përsa i përket statusit të qëndrimit ose janë të varura nga dikush për shkak të lejes së qëndrimit.
  • janë duke punuar në sektorin e punës erotike – si punëtore seksi, valltare kabaresh, aktore pornografie, etj.
Oferta jonë u drejtohet migranteve të kantonit Zürich. Në rast kërkesash nga kantonet përreth, ne përpiqemi që të ndërmjetësojmë për një ofertë këshilluese të përshtatshme (përzgjedhje). 

Për çfarë këshillojmë

Ne japim informacione për
  • të Drejtën e Qëndrimit, të Drejtën e Punës, të Drejtën e Martesës/Divorcit, të Drejtën e Viktimave.
  • kuadrin ligjor të punës së seksit në Zvicër.
Ne japim përkrahje
  • në kërkimin e zgjidhjeve të zbatueshme në situata të vështira.
  • në zbatimin e interesave dhe të drejtave ligjore.
  • nëpërmjet kontakteve me entet, autoritetet, punëdhënësit, qeradhënësit, sigurimet shoqërore dhe me zyra të mëtejshme.
Ne ju lidhim me
  • zyra të tjera të këshillimit dhe të mbështetjes.
  • avokatë, mjekë, psikologë dhe persona të tjerë të profilizuar.
 
Ne flasim gjermanisht, anglisht, spanjisht dhe frëngjisht. Për këshillime në gjuhë të tjera, ne bashkëpunojmë me përkthyeset. 

Kontakti 

FIZ Fachstelle
Frauenhandel und Frauenmigration

Badenerstrasse 682
8048 Zürich
044 436 90 00
contact@fiz-info.ch